Sampdoria dhe Xhenova e mbyllën pa gola derbin e tyre qytetës në Serinë A, por vëmendjen më të madhe e tërhoqi presidenti i “çmendur” i Sampdorias, Masimo Ferero, që e shpjegoi në mënyrën e tij se përse kjo ndeshje përfundoi pa gola.
“Ne humbën dy pikë, por ne duhet të jemi të kënaqur. Fajin nuk e ka trajneri Xhampaolo, pasi ai është një figurë e shkëlqyer dhe ai kalon nga 12 orë ne ditë në stadium. Thjesht, futbolli është si gratë, duhet ‘ta fusësh’ topin në vendin e duhur që të shënosh golin. Ne nuk arritëm që ta bënim këtë”, vuri në dukje Masimo Fererero, duke e bërë deklaratën e tij një hit të vërtetë në Itali.
Sfidanti.al