Edin Xheko nuk arriti ta shtojë “thesin” e golave sezonale pasi mungoi në ndeshjen eleminatore të Botërorit ndaj Gjibraltarit. Bosnjë-Hercegovina, rivalja e Shqipërisë në miqësoren e 28 marsit në Elbasan, triumfoi 5-0, pa pasur nevojë për njeriun e saj kryesor. Mjaftuan dy golat e Vedat Ibisheviçit, dhe nga një i Avdija Vrshaljeviçit, Edin Vishçës dhe Ermin Biçakçiçit. Bashkë me Xhekon do të jenë më të rrezikshëm në “Elbasan Arena”.
Xheko ndërkaq flet për sezonin e tij të shkëlqyer, ku ka shënuar 31 gola për Romën dhe ekipin kombëtar. “E di se çfarë jam në gjendje që të bëj, – thotë ai, – kam punuar shumë, por edhe ndihma e shokëve të skuadrës ka qenë shumëe madhe”. Objektivi i Xhekos tek Roma është rikthimi në Champions, ndërsa për titullin do të jetë e vështirë.
“Duhet të jemi në Champions, – shprehet sulmuesi, – për momentin, jemi në vend të dytë në kampionat dhe e kemi objejktivin minimal. Përsa i përket titullit, do të jetë e vështirë të konkurrojmë me Juventusin që ka shpenzuar 150 milionë euro për të blerë lojtarë, ndërsa ne nuk kemi bërë asnjë shpenzim”.
Sfidanti.al