Nëse e thotë Vanda Nara se Icardi është pranë rinovimit atëherë duhet bnesuar. Bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e kapitenit të Interit, postoi në profilin e saj në rrjetin social Twitter një mesazh ku të lihet të kuptohet se futbollisti argjentinas është shumë pranë firmës së kontratës së tij të re me klubin milanez
‘Ka kaluar mesnata dhe jam këru për të lexuar faqet e kontratës së rinovimit-shkruante Vanda Nara në postimin e saj.
Mësohet se kontrata e re e Ikardit do të ketë edhe një rritje të pagës së sulmuesit nga 4.5 në 5.5 milionë Euro në sezon, ndërkohë që pritet të ndryshohet edhe klauzola e zgjidhjes së kontratës që për momentin është 110 milionë Euro. Vlen të kujtohet se klauzola e Icardit është e vlefshme vetëm për klubet jo italiane që do tentojnë blerjen e kartonit të tij
sfidanti.al