“Vals” sulmuesish tek Interi, por si i bëhet për të marrë Vernerin?!

Lajmet nga Italia dhe nga Spanja janë që Lautaro Martinez pritet të ndryshojë fanelë, ndoshta sezonin e ardhshëm. Barcelona “e thërret” sulmuesin e Interit dhe klubi zikaltër e di se duhet të jetë i përgatitur për çdo të papritur. Gazetat shkruajnë se trajneri Konte dhe drejtori sportiv, Marota, kanë përpiluar një listë, dhe në këtë listë bën pjesë edhe sulmuesi i Lajpcigut, Timo Verner. Nga ana financiare, operacioni do të ishte me fitim, pasi argjentinasi 22-vjeçar vlen si karton 111 milionë euro, ndërsa Verneri maksimumi mund të shkojë në 51 milionë, të paktën siç informohet në media. Problemi kryesor është konkurrenca, pasi Verner pëlqehet edhe nga klube të tjerë. Vetë sulmuesi gjerman shprehu vlerësim të lartë për Liverpulin e Jurgen Klopit, ndërsa nuk përjashtohen as “pistat” e Bajernit, Juventusit dhe Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al