Toti ndihet i persekutuar nga Roma: Nuk shkoj dot në Trigoria!

Ka qenë “flamuri” i klubit, dhe njerëz të tillë është e vështirë “t’i ulësh nga shtiza”. Nuk ishte e lehtë për Romën që të ndahej nga Françesko Toti, i cili ishte kthyer në pjesë organike të shoqërisë kryeqytetase, aq sa do të donte të punonte gjithnjë aty. Pasi la karrierën si futboll në moshë të shtyrë, Toti punoi si drejtues veçse u largua pas disa kohësh. Pati mosmarrëveshje dhe tani nuk është më pjesë e verdhekuqve. “Ndihem keq, – thotë Toti, – nuk mundem të shkoj dot në Trigoria dhe më vjen të qaj. Unë mendoj se mund t’i jepja edhe shumë më tepër skuadrës dhe klubit. Nuk pretendoja që të luaja”. Gjithsesi, Toti nuk duhet të shqetësohet sepse emri i tij është i gdhendur në historinë e Romës. Ndoshta, nëse këmbëngul për të vazhduar në klub, më tepër mund t’i prishë punë vetes dhe të tjerëve.

Sfidanti.al