Ku është vendi i kampionatit tonë? Jemi në pararojë të Europës! Kështu deklamojnë me bujë mediat gjermane, ndërsa Bundesliga duket se ka gjetur rrugën për t’u rikthyer në fushë. “Seria A shpreson në fund të majit, Anglia nuk di se çfarë do të bëjë, ndërsa kryeministri i Bavarisë, Zëder (Soeder) jep shpresë që të ketë “ndeshje fantazmë” në mes të majit”. Fjala është për ndeshje pa tifozë, por duket se Bundesliga do të jetë shpejt në fushë.
Tabloidi “Bild” shkruan se Federata Gjermane (DFB) është marrë vesh me televizionin Skaj (Sky), transmetuesi kryesor i përballjeve gjermane, dhe se është rënë dakord që të paguhen 225 milionë euro në prill, shuma që u duhet klubeve për të mbijetuar. Natyrisht, ka shumë gjëra për t’u zgjidhur, siç janë paratë e biletave që tifozët i kërkojnë. Po ashtu, duhet shumë kujdes për t’u ruajtur nga epidemia.
Sfidanti.al