Duket sikur “po i bëjnë petullat me ujë”. Të paktën kështu mendon trajneri i Lionit, të cilit i duken “plane në hava” këto që po ndërtohen për të rifilluar kampionatet. Vërtet, nevoja për paratë është e madhe, kështu është ndërtuar sistemi, veçse lojtarëve, që do të duhet të dalin në fushë, duket se “do t’u dalë shpirti”. “Nëse ke qendruar 2 muaj pushim, – thotë Rudi Garsia, – është e pamundur të luhet futboll çdo 3 ditë. Nuk është e mundur, nuk është e arsyeshme. Natyrisht, duhet të rifillojmë, por ka rëndësi të dimë sesi do ta bëjmë”.
Rudi Garsia intervistohet nga “Il Korriere delo Sporti” italian, duke qenë edhe rival i Juventusit në turin e dytë të Championsit. Ai thotë se nuk qahet për karantinën, pasi siç duket ka shtëpi të madhe, por gjithsesi mezi pret që të kthehet në fushë.
Sfidanti.al