Tifozët i dalin kundër Sarrit, duan në fushë “treshen e artë”

Përse Barcelona ta ketë gjithnjë në formacion, përse tek Liverpuli të mos mungojnë Salah, Firmino e Mane, dhe përse Juventusi të mos mund t’i gëzohet spektaklit ofensiv maksimal?! Tifozët bardhezinj kanë dalë kundër trajnerit të tyre, Mauricio Sarri, që nuk beson që Ronaldo, Higuain e Dibala mund të luajnë së bashku. E vërtetë është se në Champions ata kanë luajtur për 97 minuta gjithsej dhe kanë shënuar 5 gola.

Në një sondazh të fundit, publiku juventin voton pikërisht treshen RHD, sepse i ka dhënë kënaqësi dhe sepse ka shënuar gola e ka dhuruar spektakël. Sarri mendon disi ndryshe. “Me karakteristikat që kanë këta të tre dhe me lojtarët që kemi, – thotë ai, – është e vështirë që të realizohet. Mund të ndodhë ndonjëherë, por jo gjithnjë”. Sarri duhet dëgjuar me respekt sepse ai vetë është trajner i lojës sulmuese, por sidomos në Serinë A ende zotëron pragmatizmi dhe ai e di mirë këtë gjë.

Sfidanti.al