Tare i “heq veshin” Frankfurtit: Ç’është kjo sjellje për Kostiçin?!

Ka mbetur fare pak kohë për të realizuar transferime dhe Lacio besonte shumë për të marrë sulmuesin serb nga Ajntrahti. Filip Kostiç është një nga futbollistët më të mirë të Frankfurtit, dhe Igli Tare, drejtori sportiv i italianëve bëri ç’mos që ta merrte këto javë. Gjithsesi, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare u mërzit shumë ditën e djeshme dhe theksoi se klubi gjerman e ndryshoi qendrimin e tij. Më parë dukej se Frankfurti ishte dakord që të diskutonte për kartonin e Kostiçit, por tashmë duket se thënë se sulmuesi nuk është shitje. “Jam i habitur që Frankfurti tani thotë që Kostiçi nuk është në treg dhe nuk është çështje çmimi, – tha Tare, – më parë më dukej ndryshe. Nga bisedat nuk kuptoja që Kostiçi nuk ishte autorizuar që të linte klubin”.

Sfidanti.al