Ia ka dalë të marrë lojtarë shumë të mirë si Lukaku, Haverc, Pulishiç, Kovaçiç apo Jorginjo. Marina Granovskaja është cilësuar si një drejtuese magjike tek Çelsi, duke qenë krahu i djathtë i Roman Abramoviçit, ndërsa realizoi një kryevepër duke transfetuar Eden Hazarin tek Reali i Madridit. Gjithsesi, edhe rusja e famshme mund të pësojë disfata, sepse jo gjithçka është në dorë të saj. Kështu, Blutë e Londrës u njoftuan se Atletiko e Madridit nuk do të lejojë mesfushorin Saul Nigez që të bashkohet me ta. Trajneri Simeone e llogarit Saulin në planet e tij. Më herët, Çelsi dështoi në marrjen e mbrojtësit Zhyl Kunde nga Sevilja. Edhe pse thuhej se ishte arritur një akord për 50 milionë euro, klubi spanjoll mësohet se e ka rritur pretendimin edhe me 14-15 milionë euro.
Sfidanti.al