Stadiumi, klubi modern, por së pari skuadër që fiton, ky plani i Milanit!

Ivan Gazidhis ka qenë shef tek Arsenali dhe të paktën punën e tij e ka bërë mirë. Tek Milani kërkohet më shumë, jo thjesht një biznes fitimprurës, ndonëse për momentin klubi italian është më keq sesa ai anglez kur vjen puna për gjendjen e përgjithshme. Gazidhis ka 4 shtylla themelore ku dëshiron ta mbështesë projektin e tij. Së pari, një skuadër që luan mirë futboll dhe të krijuar me sa më pak shpenzime, së dyti modernizimi i mënyrës së drejtimit të futbollit, së treti një stadium modern (“Do të ketë më të bukurin në botë”, thotë Gazidhis), dhe së katërti ndryshime në tërësi në futboll, në bashkëpunim me FIFA-n e UEFA-n. Gjithsesi, Maldini me shokë duhet të punojnë për rinovimin e kontratave të yjeve që kanë qenë më parë, si Donaruma apo Çalhanoglu, tani që përfunduan përforcimet, dhe që Ibrahimoviçi qendroi. “Seria A thuhet se është për pleq, por kemi një skuadër të re dhe vetëm Ibrën e kemi lider të vjetër”, – thekson shefi anglez i Milanit.

Sfidanti.al