Milani, sikurse dihet, shkarkoi, së fundmi, trajnerin Vinçenco Montela, duke e zëvendësuar atë me lojtarin e vet të dikurshëm, Xhenaro Katuzo, beniamin i tifozëve, por pa ndonjë pervojë të madhe si trajner. Milani, në fakt, ka një kohë, relativisht të gjatë, që nuk po arrin rezultate që të bien në sy.
Qëkur futbollin italian ka filluar ta dominojë Juventusi, Milani po i ndërron trajnerët njëri mbas tjetrit. Mbas Masimo Alegrit që ka qenë trajner i Milanit në sezonin 2013/14, atë e kanë pasuar:
Mauro Tasoti, Klarens Sedorf, Filipo Inzagi, Sinisha Mihajloviç, Kristian Broki, Vinçenco Montela dhe, tani, Xhenaro Gatuzo. Interesant është fakti se Milani ka ndërruar vetëm tre trajnerë gjatë viteve 2001 – 2014, Ançeloti, Leonardo (vetëm një sezon) dhe Alegri. Ku po gabon Milani? Një çështje që hap shumë pyetje.
Sfidanti.al