Sa me vonesë, futbollistët e Borusias kanë nevojë për psikiatër?

“Operativi” nr.1 i Borusias së Dortmundit, Hans Joakim Vacke, konsideron se futbollistët e Borusias së Dortmundit kanë nevojë që të shkojënë te psikiatri, sepse, sipas tij, ata e kanë akoma stresin posttraumatik, si pasojë aktit terrorist, përballë të cilit ata u ndodhën dhe që është arsyeja që ky ekip e ka të vështirë të mposhtë një ekip tjetër në Bundesligë dhe Ligën e Kampaioneve. Sikurse dihet, më 11 prill, autobusi i “milionerëve” dortmundas u bë objekt i një sulmi terrorist, si pasojë e të cilit mbrojtësi Mark Bartra përundoi në spital, ku iu nënshtrua një operacioni, për shkak të një kocke të thyer.

“Nuk duhet që ta nënvlerësojmë stresin posttraumatik që mund të ekzistojë edhe disa muaj të tjerë mbas sulmit terrorist. Ky lloj stresi, edhe mbas gjashtë-shtatë muajsh, është i madh. Ne kemi kërkuar ndihmë nga specialistët përkatës”, vuri në dukje Vacke.

Sfidanti.al