Të parëve u qëlloi të ishin në stadium tifozëve të Xhenoas. Me mijëra njerëz mbajtën 43 minuta heshtje në stadiumin “Luixhi Ferraris”, në kujtim të saktësisht 43 viktimave të shembjes së urës në qytet. Jo vetëm kaq, por ata shpalosën edhe banderolën ku shkruhej “Gjenova kërkon drejtësi”, për të gjetur e ndëshkuar fajtorët e tragjedisë.
Një javë më vonë, në stadium ishte radha e Sampdorias, dhe padyshim që u mbajt minuta e zisë përpara ndeshjes ndaj Napolit në Serinë A. Nuk pati aq shumë heshtje, jo 43 minuta, por gjithsesi respekti ishte i plotë në kujtim tët të humburve. Lojtarët vendas veshën, kur hynë në fushë, fanela të bardha ku ishte shkruar “Rrugët dhe qielli kanë të njëjtat ngjyra … për Gjenovën dhe Sampdorian”!
Sfidanti.al