Të parëve u qëlloi të ishin në stadium tifozëve të Xhenoas. Me mijëra njerëz mbajtën 43 minuta heshtje në stadiumin “Luixhi Ferraris”, në kujtim të saktësisht 43 viktimave të shembjes së urës në qytet. Jo vetëm kaq, por ata shpalosën edhe banderolën ku shkruhej “Gjenova kërkon drejtësi”, për të gjetur e ndëshkuar fajtorët e tragjedisë.