Ndoshta trajneri Masimiliano Alegri e pëlqen shumë dhe e dëshiron, por e di se klubi ka politikat e tij ekonomike. Kjo do të thotë se edhe bisedimet e fundit mes Juventusit dhe Sasuolon për Manuel Lokatelin përfunduan pa rezultat, pra Liverpuli i Jurgen Klopit mund të shpresojë. Vetë lojtari thuhet se dëshiron të shkojë në Torino, por Sasuolo kërkoi 40 milionë euro për kartonin, dhe “Zonja e Vjetër” nuk arriti t’i përgjigjej pozitivisht. Natyrisht, do të ketë bisedime të tjera sepse jemi në fund korriku e fillim gushti, por fakti se ka pasur 3 biseda dhe asnjë akord tregon sesa e vështirë do të jetë për Juventusin. Ish-kampionët e deshën Lokatelin dy vjet hua dhe pastaj ta blinin, por Sasuolo nuk ka pranuar deri tani. Edhe Arsenali shpreson të hyjë në garë për kampionin e ri të Europës.
Sfidanti.al