Media italiane shkruan se Arturo Vidal ka tani dëshirë që të veshë bluzën e Interit të Milanos dhe se ai pret vetëm që tani të merren vesh dy klubet. Bajerni i Mynihut, me të cilin luan tani Vidali, pranon që ta shesë atë, por jo më pak se 30 milionë euro. Por, kryesia i Interit konsideron se ky futbollsit kilian nuk vlen aq, jo vetëm për shkak të moshës dhe por edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshtë.
Burime të afërt me Interin bëjnë të ditur se një nga funksionarët e lartë të Interit, Pjero Ausilio, ka shkuar në Mynih me një ofertë prej 23-24 milionësh euro për ish-futbollistin e Bajer Leverkursenit dhe të Juventusit.
Sfidanti.al