Se mos e keni harruar anglezin Tripier, 15 herë më shumë kushton…

Mbas paraqitjes mjaft të mirë në Botërorin e Rusisë, futbollisti anglez Kjeran Tripie tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdhenj. Sipas medias britanike, për këtë lojtar tani po interesohet edhe Reali i Madridit që i ka dërguar një ofertë prej 50 milionë sterlinash Totenhemit.
Tripie erdhi te Totenhemi nga Barnli, pasi për të u paguan vetëm 3,5 milionë sterlina, por, sidoqoftë, tani Totenhemi nuk do që ta shesë atë. Sidoqoftë, nëse puna do të shkojë deri te transferimi i këtij lojtari, atëherë Totenhemi do të fitojë 15 herë më shumë sesa ka “investuar” për të.
Sfidanti.al