S’ka sekret, Murinjo zbulon emrin e kapitenit të ri të Mançester Junajtidit

Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, konfirmoi se Antonio Valencia do të jetë kapiteni i ri i ekipit gjatë sezonit të ardhshëm. Majkëll Kerik u caktua verën e kaluar si kapiten i “djajve të kuq”, por në numrin më të madh të ndeshjeve shiritin e kapitenit e ka mbajtur Valencia që do ta mbajë atë edhe sezonin e ardhshëm.
Valencia ka ardhur te Junajtidi më 2009 dhe, momentalisht, ai është lojtari që ka më shumë kohë në këtë klub. “Valencia do të jetë kapiteni i ekipit gjatë sezonit të ardhshëm. Unë ka mendimin se Nemanja Matiç i ka të gjitha cilësitë e duhura që të bëhet kapitan, por ai ka ardhur te Junajtidi vetëm para një viti”, shpjegoi Murinjo.
Shumëkush mendonte se shiriti i kapitenit do t’i jepej portierit David De Hea, por Murinjo vendosi që t’ia japë atë Valencias.
Sfidanti.al