Trajneri i përfaqësueses së Kroacisë, nënkampione e re e botës, Zllatko Daliç, në një prononcim në “Nova TV”, konfirmoi se gjatë ditëvë të fundit ai ka marrë katër oferta të mira. Ky trajner kroat që arriti me Kroacinë një sukses historik, mund të ikë në Azi, nga vijnë edhe ofertat më të majme.
“Të them të drejtën, gjatë ditëve të fundit, unë kam marrë propozime nga katër përfaqësuese, por mua më intereson vetëm Kroacia. Pra, mua më intereson vetëm Kroacia, por po e përsëris, unë dua statusin tim dhe qetësinë time, nuk dua që ta kem mendjen se dikush po punon kundër meje mbas shpinës. Ofertat kanë qenë kryesisht nga Azia”, tha Daliçi.
Sfidanti.al