Roma e ka fituar titullin e saj të kampionit në serinë A. Skuadra verdhekuqe është ajo që është ndalur më shumë herë nga shtyllat gjatë këtij sezoni në kampionatin italian. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘La gazzetta Dello Sport’, në 32 ndeshje të zhvilluara deri në këtë moment, futbollistët e Romës janë ndalur nga tramversa dhe shtyllat në 18 raste që do të thotë një mesatare prej 0.56 shtyllash për ndeshje.
Juventus ka në statistikat e tij 3 shtylla më pak se verdhekuqtë, ndërsa Napoli vetëm 10 të tilla. Nëse këto tentativa do të kishin përfunduar në rrjetë,atëherë lufta për titull do të ishte akoma më e hapur, pasi Roma do të ishte në kuotën e 77 pikëve, 1 më pak se bardhezinjtë, të dhëna këto që tregojnë edhe njëherë sesi fati shpeshherë ka qenë i pamëshirshëm më skuadrën e Spallettit
sfidanti.al