Chelsea ka transferuar Antonio Rudigerin për 33 milionë euro plus pesë milionë bonuse, kështu raporton Sky Sport Italia.
Sipas Sky Sport Italia tashmë çdo gjë ka përfunduar, Antonio Rudiger, është shitur te Chelsea për 33 milionë euro plus pesë të tjera bonuse, Roma do t’i dorëzojë dokumentet …
Mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje t’i kryejë testet mjekësore deri javën e ardhshëm, pasi është në Rusi në Kupën e Konfederatave, ku Gjermania të dielën përballet me Kilin në finale.
Edhe Gianluca Di Marzio raporton të njëjtën histori, duke thënë se gjermani do ta veshë fanellën e “Bluve të Londrës” sezonin e ardhshëm.
Rudiger do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Chelsean, ku do të përfitojë 4 milionë funte në sezon.
Kjo shitje ishte e nevojshme për shkak se Roma duhet të balancojë statusin financiar të Fair Play, edhe përkundër se fituan shumë nga shitja e Mohamed Salah te Liverpooli për 42 milionë euro plus 8 të tjera bonuse.
Plani ishte që të largohej Kostas Manolas te Zeniti dhe gjithçka ishte arritur për 35 milionë euro, por mbrojtësi grek refuzoi t’i kryejë testet mjekësore dhe transferimi u bllokua.