‘Nuk ekziston asnjë cështje ‘Naingolan’. Futbollisti kërkoi falje dhe ishte në tribunë bashkë me drejtuesit. Është stërvitur gjatë gjithë kohës dhe ndaj Interit do të jetë në formacionin bazë-kjo është ajo që ka deklaruar trajneri i Romës, Eusebio Di Françesko në lidhje me mesfushorin belg për të cilin u dhanë masa disiplinore pasi publikoi një video ku ai ishte i dehur-përjashtimi i tij në ndeshjen e fundit ishte një zgjedhje etike dhe morale. Por tani preferoj të flas për atë cfarë më duhet të bëj që të rikthej Romën e 20 ditëve të mëparshme’.
Starti i sezonit ishte fantastik për Romën, por kohët e fundit verdhekuqtë kanë ngecur dhe Di Françesko shpjegon.
‘Duam të kthehemi të jemi sërish protagonistë në kampionat-vijoi ai-skuadra jonë rezultoi zbulimi i Ligës së Kampioneve. Nuk duhet të jemi ajo skuadra e shëmtuar e pjesës së parë në sfidën me Atalantën. E kam thënë gjithnjë, Roma akoma nuk e ka treguar se është një skuadër që mund të fitojë titullin në Serinë A, por duhet të punojmë me pozitivitet. Për mua ishin të tepruara gjykimet negative që kësaj periudhe, ashtu sic ishin ato pozitive të fillimit të sezonit. Duhet ekuilibër dhe unë si trajner më duhet të gjej mënyrën për ta rikthyer Romën në nivelet e larta të disa kohëve më parë’.
sfidanti.al