Roma bej kujdes; Celsi eshte ne sulm per Xhekon dhe Emerson Palmierin

Celsi kerkon te beje pazar te Roma. Blute e Londres kane vene ne shenjester dy futbolliste te skuadres verdhekuqe dhe behet fjale per Edin Xhekon dhe Emerson Palmierin. Sipas medias italiane kampionet e Anglise eshte gati te ofroje 50-55 milione Euro per te dy futbollistet si dhe Batshaui ne forme huazimi, nje oferte kjo qe ka pak gjasa te pranohet nga drejtuesit e Romes.

Kjo per faktin se Roma ne radhe te pare nuk deshiron te largoje dy futbollistet per 50 milione Euro, por te pakten per 65 milione Euro. Gjithsesi per merkaton dimerore Roma duket  se nuk ka ndermend te largoje boshnjakun, ndersa Emersonin eshte gati ta largoje. Per me teper, ne shkurt Roma do te luaje ndaj Shaktjorit ne 1/8 e finaleve dhe verdhekuqte nuk duan te perballen me ukrainasin pa Xhekon.

Ditet e kaluara u fol edhe per largimin e Naingolan ne drejtim te Super Liges Kineze dhe e gjithe kjo po ndodh per faktin se brenda 30 qershorit Roma duhet te shese nje prej emrave te rendesishem te skuadres per te arketuara te ardhurat e nevojshme qe do t’i japin mundesine per te respektuar Fair Play Financiar.

Sfidanti.al