Publiku kthehet “gjysmagjel” në startin e sezonit në Serinë A

Ministri e ka emrin Speranca, pra nëse do të bënim një lojë fjalësh do ta quanim “njeri që jep shpresë”. Ky ministër i shëndetësisë dhe zv. sekretari i shtetit në këtë ministri, Andrea Kosta, kanë dhënë shpresë se Seria A mund të nisë me tifozë. “La Gazeta delo Sport” bën me dijë se kampionati italian është parashikuar të fillojë në 22 gusht dhe që në stadiume të ketë 25 për qind tifozë. Një lajm “25 për qind i mirë” për klubet që mund të rikuperojnë të paktën një të katërtën e shumave të mëparshme që siguronin nga shitja e biletave, por besohet edhe të ardhura të tjera nga stadiumet. “Në javët në vijim pas nisjes së kampionatit, – thotë nënsekretari Kosta, – do të ketë një rritje progresive të kapacitetit”. Pra, pritet që shpejt, në stadiumet e Serisë A të jenë të paktën 50 për qind tifozë apo edhe më shumë. Gjithsesi, sfida e madhe do të jetë në vjeshtë, nga tetori apo nëntori, kur mendohet që mund të ketë një tjetër epidemic të koronavirusit.

Sfidanti.al