Policia markon një për një  gjyqtarin Orsato,”bomberin” e derbit !

Gazeta lokale “Corriere del Venetto” bën të ditur se shtëpia e gjyqtarit të ndeshjes mes Interit dhe Juventusit, Daniele Orsato, vazhdon të ruhet nga policia, në rast se ndonjë nga tifozët vendos që t’i realizojë në praktikë kërcënimet e dërguar në adresë të këtij arbitri.

Ka katër ditë që policia italiane po kujdeset për sigurinë e gjyqtarit në fjalë që pati “fatin e keq” të gjykonte derbin e madh të raundit të 34-t të Serisë A. Ekipi juventin fitoi në mënyrë dramatike 3-2 në “Xhuzepe Meaca”, ndërsa Interi, pothuajse gjatë të gjithë ndeshjes, luajti më një lojtar më pak, sepse gjyqtari Orsato i nxori në min. e 18-të kartonin e kuq Matias Vesonos, gjë që konsiderohet, përgjithësisht, si një gabim i madh i këtij arbitri, ndërsa në adresë të tij u vërsulën të gjithë mediumet milanezë dhe tifozët e Interit.

Orsato 42 vjeçar që punon edhe si elektricist, e pranoi, dje, në një intervistë se fëmijtë e tij ndihen mjaft të shqetësuar nga e gjithë kjo që po ndodh.

Sfidanti.al