Marrëveshja ishte vërtet nga ato me sensin e mirë. Milani e deshi fort Kristof Piontekun dhe Xhenoa nuk u bë pengesë, edhe pse kërkonte pjesën e vet të shpërblimit. Seria e ethshme e telefonatave mes Milanos dhe Gjenovës (apo ndoshta edhe të gjitha palët në bregun e Ligurias) përfundoi me sukses, dhe sulmuesi polak u bë “kuqezi” për 35 milionë euro. Fillimisht, Leonardo e Maldini ofruan edhe Bertolaçin si pjesë të akordit, por gjenovezët donin vetëm paratë, dhe nga 45 milionë të kërkuara fillimisht, shifra ra në 35 milionë.
Piontek ka shënuar 13 gola deri tani në Serinë A, duke qenë një nga 4 realizuesit më të mirë. Edhe Juventusi, madje edhe Reali, e kishin një sy tek ai, por Milani i dha më shumë garanci për të luajtur titullar, dhe kjo ishte vendimtare për polakun. Xhenoa bëri një biznes shumë të mirë, sepse e mori në verë vetëm për 4 milionë euro. Ardhja e Piontekut do të thotë se Gonzalo Higuain është i lirë të bashkohet me Çelsin në Angli.
Sfidanti.al