Për Kafun kodi i Milanit të “droguar” është karakteri i Gatuzoz

Mbrojtësi legjendar brazilian dhe ish-lojtari i Milanit Kafu konsideorn se nuk është çudi që kuqezinjtë milanezë janë ngarkuar, gjatë koheve të fundit, me një dozë kaq të lartë vendosmerie dhe motivimi, pasi në stolin e drejtimit ky ekip ka Xhenaro Gatuzon. Milani, në ndeshjen e fundit arriti ta fitonte ndeshjen 3-2, ndërsa ndodhej në disavantazh 1-2.

“Nga Gatuzo ju duhet të prisni gjithçka. Nuk përbën çudi fakti se ekipi që ai drejton, zotëron një vendosmëri dhe karakter të fortë. Ky ekip posedon karakterin e Gatuzos”, deklaroi Kafu.

Sfidanti.al