Nuk është sekret, Lipi e di se cili është problemi kryesor i Interit

Një nga trajnerët më të mirë të Italisë, Marçelo Lipi, shprehu pikëpamjen e tij për ecurinë e deritanishme, këtë sezon, të Interit që, një kohë, u duk se do të ishte kandidat për Skudeton, por, më pas, forma e tij ra shumë dhe, tani, ndodhet në një pozitë, kur ka frikë se nuk do të arrijë që të zejë një nga katër vendet e para të kampionatit që të çojnë në Champions.

Tani, “neroazurët” i pret derbi me rivalët e tyrë milanezë dhe, në prag të saj, Lipi i tha “Gazetës delo Sport”: “Zakonisht, në ndeshjet derbi fiton ekipi që nuk është favorit. Spaleti bëri jë punë të madhe dhe, në fillim të sezonit, arriti rezultate të papritura, ndërsa, më pas, diçka ndodhi, pra, nuk eci, kam mendimin, diçka në planin psikologjik. Sidoqoftë, ky do të jetë një derbi i fortë”, tha Lipi. Ndeshja do të luhet të dielën, në orën 20:45.

Sfidanti.al