Njeriu nr.1 i UEFA-s, Ceferin,  i shqetësauar për situatën e Milanit

Për shkak të dyshimeve që ka rreth raportit financiar, Milani kërcënohet që të përjashtohet nga konkurrimet evropiane. Kohët e fundit, Milani ndodhet në qendër të vëmendjes, duhet të theksohet, në një këndvështrim negativ, pasi po dalin prova se ai nuk ka respektuar rregullat e fair play-t financiar. Sikurse thuhet, Milani nuk arriti që ta bindë UEFA-n se projekti i tij i ri financiar mbështetet në “këmbë të shëndosha”, ndërkohë që njeriu nr.1 i “shtëpisë evropiane” të futbollit, Aleksander Ceferin, dha lajme të këqia për këtë ekip të Serisë A.

“Të them të drejtën, unë jam i shqetësuar për Milanin. Gjatë gjysmës së parë të dhjetorit, një organ kompetent do të shprehë mendimin e vet për ketë rast. Gjithçka është e mundur… Sikurse qëndrojnë punët, situata nuk është e mirë dhe, prandaj, ka shumë spekulime”, tha presidenti slloven i UEFA-s. Ndërkohë, tifozët e Milanit janë shqetësuar shume edhe nga investigimi më i fundit që ka publikuar gazeta amerikane “Nju Jork Tajms” që konkludon se pronari i ri i Milanit, kinezi Li Jonghon, është mashtrues dhe një biznesmen i dyshimtë.

Sfidanti.al