Gianluigi Donnaruma nuk e ka më përkrahjen e shumë tifozëve italianë, pas vendimit për të mos e vazhduar kontratën me Milanin.
Portieri adoleshent, Gianluigi Donnaruma, që refuzoi kontratën e re me Milanin duke zgjuar kritika të shumta në drejtim të tij, është gjuajtur sot me monedha falso nga tifozët e Italisë në përballjen U-21 ndaj Danimarkës.
Gianluigi Donnaruma nuk e ka më përkrahjen e tifozë italianë, që mendojnë se refuzoi kontratën e re me Milanin për shkak të milionave që mund t’i marrë nga Real Madridi, skuadër që është më së shumti e interesuar për 18 vjeçarin.
Ndeshja e Grupit B në Kampionatin Evropian u ndërpre përkohësisht deri sa u pastrua fusha.