Në Itali thonë se futbollin më të bukur e luan Milani

Dhe, ndërkaq, Andrij Shevçenko nis të ndjejë keqardhje për rivalët në Champions, Liverpul, Atletiko, Porto. “O tempora, o mores”, do të thoshte latini i lashtë. Deri pak javë më parë, kur u hodh shorti i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, në Itali keqardhja ndihej për Milanin që ra në shoqëri me Liverpulin e Atletikon, pse jo edhe me Porton që eleminoi vjet Juventusin. Mjaftuan 3 fitore në Serinë A që ndjenjat të përmbyseshin, dhe të thuhet se futbollin më të bukur në Apenine sot e luan Milani. Skuadra e Piolit po mbytet me komplimente, ashtu si Ibrahimoviç, Kesi, Tomori, Tonali, Kjer e shumë të tjerë. E vërteta është që kuqezinjtë treguan karakter ndaj Lacios në fitoren 2-0, ndërsa nivelin dhe forcën e kishin treguar që vjet në Serinë A, por edhe në Ligën e Europës kur u mundën me shumë vështirësi nga Mançester Junajtidi. E sigurt është që grupi i Championsit do të jetë shumë i fortë dhe i paqartë përfundimi, por ende jo nuk mund të na vijë keq për dikë.

Sfidanti.al