E tillë është Seria A sot, sidomos për shkak edhe të dominimit të plotë të Juventusit. Klubet e tjerë po përpiqen brenda mundësive të tyre (ndonjëherë duke rrezikuar shumë) për të sfiduar “Zonjën e Vjetër”, por jo gjithnjë u dalin llogaritë. Napoli duket se ka menduar një zgjidhje tjetër, “në natyrë”. Presidenti De Laurentis është gati të shkelë mbi atë që ka bërë më parë, të kthejë numrin 10, për të bindur Hames Rodrigezin që të bashkohet me skuadrën e tij.
Numri 10 tek Napoli u tërhoq për nder të “qiellorit” Maradona, por edhe vetë Diego nuk do të ishte kundër që fanela të shfaqej sërish në fushë, mjaft që skuadra e kaltër të përforcohej. Për një Seri A që duhet të kënaqet me “thërrimet” e Spanjës apo Anglisë, një kampion si Hames Rodrigezi është një bekim. i marrë për 75 milionë euro nga Reali, ai ishte pjesë e Bajernit, dhe vlerësohet si një “galaktik”. Tifozët napolitanë, që nuk vënë gjë mbi Maradonën, do të vënë dorën në zemër, besohet, dhe të pranojnë “sakrilegjin” e presidentit të tyre.
Sfidanti.al