“Ky qenka Juventusi i ri?” Këto ishin thumbat dhe thelbi i gallatës në rrjetet sociale lidhur me rikthimin e Luçiano Moxhit. Ish-drejtuesi i lartë juventin, ishte zhdukur nga skena pasi u dënua rëndë pas skandalit të “Kalçopolit”, por ndërhyrja e tij në Asamblenë e klubit piemontez krijoi shumë habi. Mediat italiane shkruajnë se Moxhi, dikur edhe drejtues tek Partizani i Tiranës, qenka aksioner i vogël tek Juventusi, ndonëse nuk dihet sesa përqind të aksioneve zotëron. Moxhi deklaroi në Asamble se “Juventusi ka fituar në fushë, madje neve na kanë vjedhur diçka”, duke vlerësuar se “presidenca e Andrea Anjelit ka qenë jo e mirë, por shumë e mirë, sepse nuk është e lehtë të fitohen 9 tituj radhazi”.
Sfidanti.al