Mjekët e Serisë A paralajmërojnë: Ndalohen stërvitjet kolektive!

Është gjykim prej specialistësh ndaj edhe duhet të merret parasysh. Në Itali, kryefjala e ditës është koronavirusi, ndërsa klubet e Serisë A, dhe të kampionateve të tjera duhet të zbatojnë edhe masa të tjera përveç ndalimit të ndeshjeve.

Për të ulur rrezikun nga përhapja e epidemisë, mjekët e klubeve të Serisë A kanë bërë thirrje që skuadrat të mos bëjnë asnjë stërvitje kolektive, por futbollistët të izolohen në kushte të shtëpisë dhe të kryejnë seanca individuale për të mbajtur gjendjen e tyre sportive.

Problem më vete për futbollistin e Interit, Kristian Eriksen. Hoteli ku ai qendronte në Milano, u mbyll pikërisht nga frika e koronavirusit, dhe mesfushori danez mbeti jashtë. Klubi u detyrua ta izolonte në një apartament në qendrën e tij sportive në Apiano Xhentile, në mënyrë që të ishte i mbrojtur.

Sfidanti.al