Ancelotti per coronavirus: Në Angli s’e kanë kuptuar sa e rëndë është situata

‘Në këto orë, për mua futbolli nuk ka rëndësi, madje më bezdis të flas për të përballë kësaj tragjedie që po përjetojmë-kështu është shprehur trajneri I Evertonit, Carlo Ancelotti për emergjencën koronavirus në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’, ndërkohë që edhe Premier League më në fund vendosi të ndërpresë kampionatin-po bëjmë llogaritë me një pandemic, një situatë që asnjë nga ne nuk e kishte jetuar më parë. Buletini për numrin e të vdekurve në Itali është I tmerrshëm’.

‘Ndoqa me vëmendje konferencën e kryeministrit Johnson-vijoi Ancelotti-më duket se këtu akoma nuk po e kuptojnë sesa e rëndë është situata. Jeta po rrjedh me një lloj rregullariteti. Cdo mbrëmje lexojmë një buletin me balance lufte. Brenda një dite humbën jetën 250 persona. Prioritet është përqendrimi në këtë luftë, pjesa tjetër nuk ka rëndësi.

Sfidanti.al