Milani, qysh verën e kaluar, ka treguar një interesim të madh për pjesëtarin e përfaqësueses kroate, Milan Badel, por nuk arriti që merrej vesh me Fiorentinën dhe transferimi i tij nuk u realizua dot. Por, nëse iu beson mediumeve italianë, “rosonerët” ende nuk kanë hequr dorë nga Badeli, të cilin ata shpresojnë që ta sjellin, verën e ardhshme, në “San Siro”. Trajneri Montela është një simpatizues i madh i lojës së këtij lojtari, duke konsideruar se ai do të mund të jetë një partner ideal për Kesien në mesfushë, kështu që i ka rekomanduar kryesisë së klubit që ta sjellë Badelin, me çdo çmim, në ekipin milanez.
“Tutosporti” thotë se përfaqësuesit e klubit, tanimë, janë takuar me menaxherin e Badelit dhe kanë arritur marrëveshje. “Shumë shpej, do të vijë koha që Badeli të largohet nga Fiorentina. Ai donte që të ikte edhe verën e kaluar, por klubi fiorentinas i hodhi poshtë të gjitha ofertat, kurse tani situata është ndryshe dhe është e sigurt se Badeli do ta ndryshojnë mjedisin”, tha agjenti i lojtarit kroat.
Sfidanti.al