Në fakt, vendimi zyrtar ende nuk është marrë, por thuhet se klubi i Milanit e di se çfarë e pret atë: ai nuk do të lejohet që të konkurrojë sezonin e ardhshëm në Evropë dhe ai është pajtuar me një vendim të tillë. Por, frika më e madhe tani është se mos pezullimi do të jetë dyvjeçar! Kështu që, ndërkohë, në këtë klub po e shpejtojnë procesin rreth aksionerit të ri.
Pretendohet se fjala është për një biznesmen amerikan, ka shumë mundësi një nga trashëgimtarët e “perandorisë” Fisher që nuk është i interesuar që të marrë vetem një pjesë të vogël të paketës së aksioneve të këtij klubi të njohur italian, por të gjithë paketën. Thuhet se një përfaqësi e klubit milanez është nisur tanimë për në SHBA që t’i paraqesë biznesmenit të lartpërmendur planin e punës, mundësite e fitimit dhe vlerën e marketingut, pra, të gjithë brendin. Nëse rezultati i bisedimeve do të jetë pozitiv, atëhëre, sikurse thuhet, biznesmeni i mësipërm do të shkojë bashkë me drejtuesit e Milanit në Lozana.
Klubi i Milanit, ndërkohë, e ka përgënjeshtruar lajmin se pezullimi i tij nga Evropa do të jetë dyvjeçar gjë që do të përbënte një goditje të fortë për të. Sidoqoftë, nëse Milani do të dënohet, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozana nuk do të mund ta anulojë dënimin, por vetëm mund ta zbusë atë.
Sfidanti.al