Milan-Kutrone, arrihet akordi, bashke deri ne vitin 2022

Milan mund te buzeqeshe sepse eshte shume prane rinovimit te kontrates me Kutronen. Ne mengjesin e se martes eshte zhvilluar nje takim mes agjenteve te futbollistit dhe Drejtorit Sportiv te Milanit, Massimiliano Mirabelli duke gjetur akordin per zgjatjen e bashkepunimit mes tyre.

Kutrone do te firmose me Milanin nje kontrate qe skadon ne vitin 2022 me nje klauzole sipas se ciles ajo mund te rinovohet edhe per nje vit. Ky do te jete rinovimi i trete per futbollistin italian ne me pak se 1 vit kohe.

Kutrone eshte zbulimi i vertete i Milanit per kete sezon. Futbollisti 20 vjeçar ka ditur te fitoje vendin e tij si titullar duke shenuar 15 gola sezonale; 7 ne kampionat, 2 ne Kupen e Italise dhe 6 ne Europa League.

Por ne listen e Mirabelit nuk eshte vetem Kutrone. Sipas calciomercato.com Drejtori Sportiv i Milanit kerkon te sjelle ne ekip edhe Matia El Hilalin si dhe Raul Belanoven.

Sfidanti.al