Milan-Inter-Juve, garë për titull pas plot 11 vjetësh!

Seria A vërtet është e fortë dhe me konkurrim më të fortë sesa vitet e kaluara, por nga ana tjetër duket se është kthyer një lloj normaliteti që klubeve të tjerë nuk u pëlqen. Tre gjigandët, Milani, Interi dhe Juventusi janë në tre vendet e para të renditjes, diçka që nuk ndodhte që prej 11 vjetësh. Ishin kohët kur Milani ishte shumë më i fortë se këto kohë, dhe kur Interi kishte qenë dominues i kampionatit që prej dënimit të Juves në 2006 për “Kalçopolin”. Milani është kthyer me Ibrën dhe Piolin (si dhe me të rinjtë), Interi i Kontes po bëhet gjithnjë e më serioz, ndërsa Juventusi, pavarësisht 9 titujve radhazi, mbetet gjithnjë pretendent.

Sfidanti.al