‘Mbylle gojën, zezak…është dicka që nuk duhet të ndodhë më’. Gerson, mesfushori brazilian i Flamengos, shfryn në Instagram pas fyerjeve raciste që iu bënë nga një kundërshtar, kolumbiani Juan Pablo Ramirez gjatë ndeshjes me Bahian të fituar 4-3 në kampionatin brazilian
‘E dua racën time dhe luftoj për ngjyrën e lëkurës sime-vijon Gerson në postimin e tij- që kur isha 8 vjec, që kur nisa karrierën time në futboll kam dëgjuar frazën ‘qepe, zezak’. Nuk ia kanë dalë mbanë dhe nuk do t’ia dalin as tani. Nuk mjafton të mos jesh racist, duhet të jesh antiracist. Nuk do ta mbyll gojën, lufta ime, lufta e njerëzve me ngjyrë nuk do të ndalet. Racizmi është krim dhe si I tillë duhet trajtuar në të gjitha ambientet, përfshirë futbollin’.
Episodi i denoncuar nga Gerson ndodhi në minutën e 7 të pjesës së dytë, pak caste pas golit të vetë Ramirez kur Flamengo kryesonte 2-1. Gerson ndërhyri në një debat mes një shoku të tij të skuadrës dhe lojtarit të Bahias që në këtë pikë iu kthye duke i thënë ‘mbylle gojën,zezak’. Futbollistët e Flamengos u përpoqën të qetësonin Gerson që më pas u përfshi në zënkë me Mano Menezes, trajnerin e Bahias dhe ish trajnerin e Brazilit, me këtë të fundit që u shkarkua pas ndeshjes,
Bahia nga ana e saj përsa i përket kësaj ngjarjeje pret që t’I shohë më qartë gjërat përpara se të marrë një pozicion, ndërsa Federata Braziliane e Futbollit pasi konfirmoi se dënon cdo lloj racizmi, bëri të ditur se I kërkoi Gjykatës Superiore të drejtësisë sportive të hapë një hetim për ngjarjen.
Sfidanti.al