Mertens tremb Napolin:Me klauzole 28 mln Euro jam nje biznes i mire per te gjithe

Black Friday tashme eshte lene pas kraheve, por ne futboll ulja e çmimeve eshte gjithnje ne mode. Rasti me i fundit prek Napolin drejtuesit e te cilit mund te kene mbetur te pakenaqur me nje deklarate te fundit te futbollistit belg. Ne fakt ne nje interviste per median e vendit te tij,  Dris Mertens e nxjerr veten ne merkato.

‘Vitin e kaluar refuzova nje oferte te majme nga Kina. Çfare do te ndodhe tani? Kam nje klauzole prej 28 milione Eurosh ne kontrate. Jam nje biznes i mire per te gjithe-tha Mertens ne intervisten e tij-ne fund te fundit, ku e gjen nje futbollist qe shenon 28 gola ne nje sezon dhe te kushtoje 28 milione Euro? ‘

Eshte nje pyetje logjike kjo e Mertens,  ashtu sikurse eshte e imagjinueshme se shume drejtues te klubeve te rendesishme do te trokasin ne dyert e De Laurentis per t’i rrembyer yllin e skuadres se tij.

Sfidanti. Al