Mbyllet era Montela te Milani, Gatuzo i merr vendin te stoli kuqezi

Aventura e Vincenco Montelës te Milani mbyllet përfundimisht. Barazimi 0-0 me Torinon rezultoi fatale për 43 vjecarin i cili u shkakrkua këtë të hënë nga drejtuesit e Milanit. Klubi kuqezi e bëri të ditur vendimin e tij nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale dukeshtuar se Xhenaro gatuzo do të marrë vendin e tij duke lënë skuadrën e të Rinjve të milanit.

Me Montelën në pankinë, milani i ka zhgënjyer jo pak tifozët e tij në këtë sezon. Kuqezinjtë në 14 ndeshje kanë pësuar 6 humbje dhe janë 18 pikë larg Napolit kryesues. Vetë Montela reagoi pas vendimit të drejtuesve të milanit nëpërmjetnjë postimi në Instagram

‘Largimi nga Milani më lëndon-tha Montela-u përpoqa dhe dhashë më të mirën time për këtë skuadër, por e pranoj vendimin e drejtuesve. Dua të falenderoj futbollistët dhe ju tifozëve për momentet e bukura që kaluam së bashku dhe shpresoj që Milani të arrijë në nivelet ku i takon të jetë. Unë dështova, por do të vazhdoj të mbështes këtë skuadër’

Sfidanti.al