Masimo Morati flet pa frena rreth Interit të tij. Në një intervistë për “Quotidiano Sportivo”, ish-presidenti kujtonj edhe njëherë sukseset e skuadrës nën menaxhimin e tij, duke e nisur pa dyshim nga tripleta e titujve. “Hoze Murinjo diti të ndërtojë një skuadër fantastike, e cila varej nga fjalët e tij dhe që pranonte të bënte çdo sakrificë. Dhe kështu mundi që të fitojë gjithçka”, nis deklaratën e tij miliarderi milanez, i cili më pas shpreh të gjithë besimin e tij në lidhje me presidencën aktuale. “Dëgjoj vetëm që flitet për pasurinë e grupit “Suning”, por unë kam njohur personalisht zotin Zhang Jindong, i cili më foli për programet e tij dhe për të ardhmen e Interit, me një njëjtin pasion që kisha edhe unë, për sa kohë qëndrova në drejtimin e skuadrës”.
Ndërkohë, Masimo Morati, gjithsesi nuk tërhiqet nga kritikat që meriton skuadra e sotme, pas rezultateve negative në vijim, ndonëse shpëton nga përgjegjësitë trajnerin Stefano Pioli. “Kur fitoi kandatura e tij, unë mendova se ai ishte personi i duhur për t’i kthyer imazhin skuadrës. Pioli është një interist i apasionuar, por aktualisht nuk është ai fajtori për situatën. Cilët janë fajtorët? Lojtarë me emër kemi mjaft, shumë madje, por asnjëri nuk është deciziv si Mauro Ikardi, i vetmi që bën sakrifica për skuadrën e tij”, thotë midis të tjerash ish-padroni 71 vjeçar, ndërsa e ka diçka edhe për De Bur. “Ai ishte një ide e re, ndoshta shumë e re dhe moderne për gustot e italianëve”.