Kur sëmuret edhe Rugani, do të thotë se Seria A mund të infektohet!

Juventusi dhe Interi vendosën të krijonin karantinë për skuadrat e tyre, ndërsa futbolli në Itali është në një alarm të madh. Testimi pozitiv i mbrojtësit juventin, Daniele Rugani, krijoi jo pak shqetësim duke qenë se sëmundja e koronavirusit po përhapet “si bari në stepë”. Me gjasë, Seria A mund të mos rifillojë, sepse qeveria mund ta zgjasë kohën e ndalimit të aktiviteteve. Tek Juventusi, ka nisur puna për të gjetur njerëzit me të cilët ka kontaktuar Rugani, pra për t’i dalë përpara më të keqes, sepse ndër ta mund të ketë edhe që mund të jenë infektuar, apo që mund të vuajnë simptoma të rënda të sëmundjes. Italia ka mbi 10 000 të sëmurë dhe ka mbi 800 të vdekur, me një mesatare prej 7-8 për qindësh, shumë më e lartë sesa mesatarja botërore prej 3.4 për qindësh të vdekjeve nga koronavirusi. Me gjasë, mosha e madhe mesatare e popullsisë italiane (mbi 47 vjeç, në krahasim me 38 vjeç p.sh. të SHBA-së), ku 23 për qind e saj është mbi 65 vjeç. Shumica e të vdekurve janë 80 apo 90-vjeçarë. Sidoqoftë, duket se Italia dhe futbolli i saj “do ta pijnë deri në fund gotën e helmit” të koronavirusit.

Sfidanti.al