Është një nga mbrojtësit më të mirë jo vetëm të ekipit të tij, Interit, por edhe të Serisë A. Milan Shkriniar është “shtyllë” e Interit, një nga ata që kontribuan më shumë në fitoren e titullit, ndërsa në një intervistë për mediat italiane bën një krahasim të dy trajnerëve, Antonio Kontes dhe Simone Inzagit. “Në fillim e pata të vështirë sepse trajnerët e parë luanin me skemën me 4 mbrojtës, ndërsa Konte dhe Inzagi me 3, – tha ai për “Il Korriere delo Sportin”, – Konte na shpjegonte gjithçka edhe me video, edhe lëvizjet, të transmetonte mentalitetin fitues, dhe të imponohet nëse nuk e bën menjëherë.Ai qeshi vetëm kur fituam titullin. Inzagin e kemi më shumë si shok, na kupton, bën shaka dhe qesh me ne”. Shkriniar thotë se një përvojë jashtë Italie i pëlqen, edhe pse tek Interi ndihet i lumtur.
Sfidanti.al