Leonardo Bonuçi nuk është nga ata që bie shumë në sy. Gjithsesi, nëse do të pyesësh trajnerin e Juventusit apo të Italisë, ata do ta veçonin si një nga lojtarët më të rëndësishëm. Mbrojtësi i qendrës është më shumë se një shtyllë e prapavijës. Karakteri i tij i fortë, edhe pse natyrë e heshtur, ka bërë që mbrojtja juventine dhe ajo e të kaltërve të kthehet thuajse në një bunker.
“La Gazeta delo Sport” analizon cilësitë e tij dhe veçon karizmën pra personalitetin dhe aspektin tërheqës e ndikues, besnikërinë ndaj fanelës dhe aftësinë për të shënuar gola, ndoshta jo aq të shumtë, por vendimtarë dhe të bukur. i fundit, në fushën e Seviljes në Ligën e Kampionëve, në fitoren që më në fund i dha vendin e parë torinezëve.
Në verë, pas shkëlqimit në Europian, u përfol se ish-trajneri i tij, Antonio Konte, e deshi tek Çelsi dhe se klubi anglez ishte gati të paguante çdo çmim. Por, Bonuçi është edhe besnik, dhe nuk u largua nga Juventusi, ndonëse në “Stemford Brixh” do të fitonte më shumë”.