Juventusi ka vendosur që të shesë një sulmues që “t’i hapë rrugën” Lukakut ose Ikardit. Dhe, për habi të shumëkujt, këtë “fat” e pati golashënuesi më i ri, Moises Kean, që do ta vazhdojë karrierën e tij tek Evertoni.
Klubi i mësipërm i Premier Ligës gjatë të gjithë javës zhvilloi bisedime intensive me Juventusin dhe në fund u arrit marrëveshja e transferimit me vlerë prej 40 milionë eurosh. Pritet qëpjesëtari i ri i përfaqësueses italiane të shkojë shumë shpejt në Liverpul, ku do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të nënshkruajë edhe kontratën përkatëse.
“Zonja e vjetër”, sikurse thuhet, deri në fund të këtij sezoni veror transferimesh, do të çlirohet edhe nga shërbimet e dy sulmuesve që do t’i zgjedhë midis Higuanit, Manxhukiçit dhe Dibalës, me synimin që t’i hapë rrugën ardhjes së një sulmuesi të klasit botëror.
Sfidanti.al