Valensia ndodhet në krizë, ndërkohë që në këtë klub ka mosmarrëveshje edhe brenda kryesisë së tij. Pronari singapuras i këtij klubi spanjoll, Peter Lim, ka kërkuar kompetenca mëtë mëdhagjatë këtij sezoni veror transferimesh, gjë që nuk i ka pëlqyer drejtorit sportiv Mateo Alemanja që në shenjë proteste dha dorëheqjen.
Dorëheqja e mësipërme mund të sjellë “efektin domino”, pasi nga ky klub, sikurse thuhet, mund të largohet jo vetëm drejtori i përgjithshëm, Pablo Longoria, por edhe trajneri Marselinjo që e ka drejtuar Valensian gjatë dy viteve të fundit.
Thuhet se klubi në fjalë ka vendosur që ta zëvendësojë trajnerin e mësipërm me Zhoze Murinjon që, sikurse dihet, ka një kohë të gjatë “pa punë”.
Sa për dijeni, pronari i Valensias, Lim, është mik i madh me agjentin e Murinjos, Zhorge Mendesh, që, sikurse besohet, nuk do ta ketë të vështirë që ta bindë Murinjon të ulet në stolin e drejtimit të klubit spanjoll në fjalë, duke i dhënë atij edhe garancitë financiare përkatëse.
Sfidanti.al