Në historinë e futbollit ka mjaft shembuj transferimesh që tregojnë se Juventusi është një mjeshtër i madh në këtë fushë dhe ua ka hedhur konkurrentëve të tjerë.
Pra, ka patur jo pak raste që yje të mëdhenj kanë ardhur në Torino si lojtarë të lirë, nga Pol Pogba dhe Andrea Pirlo deri tek Aron Ramsei dhe Adrien Rabio. Ky është një “specialitet” i “zonjës së vjetër” që verën e ardhshme do të mund të bëjë një “marrëveshje” tjetrër të këtij lloji.
“Corriere delo Sport” shkruan se Juve tanimëështë marrë vesh me Kristian Eriksenin, kontrata e të cilit me Totenhemit skadon në fund të këtij sezoni, kështu që klubi londinez, nëse nuk do ta shesë atë, do të humbasë plot 120 milionë euro, sa mund të shitet aktualisht ky mesfushor i shkëlqyer.
Në fakf, këtij futbollisti danez i është ofruar te Totenhemi një pagë dy herë më e lartë sesa kjo e tanishmja, duke qenë se ai dëshiron të ikë në kërkim të një sfide të re.
Nëse do të realizohet parashikimi i gazetës së mësipërme italiane, atëherë Juventusi do ta tejkalojë vetëveten dhe do të realizojë një “mision të pamundur”.
Sfidanti.al